16:34 / 20.02.2020
Webber i ofron mbështetje Abdixhikut në arritjen e prioriteteve
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të enjten ka pritur në takim zëvendës ambasadorin britanik në Kosovë, Jacob Webber dhe Edward Lister, Udhëheqës për Politikë të Jashtme në Ambasadën Britanike.
Në takim njohës, Abdixhiku ka shpalosur prioritetet e qeverisë, me theks të veçantë në infrastrukturë dhe ambient, ndërsa nga zëvendës ambasadori Webber ofroi mbështetjen e ambasadës në arritjen e prioriteteve të tyre.























