Osmani dhe ambasadorja Willems biseduan për forcimin e sundimit të ligjit
BKT
Lajme

Osmani dhe ambasadorja Willems biseduan për forcimin e sundimit të ligjit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani takoi sot ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems.

Ambasadorja Willems tha se ndër objektivat kryesore të shtetit holandez në Kosovë është forcimi i sundimit të ligjit si parakusht për integrimin e Kosovës në BE. Rrjedhimisht ajo theksoi se Holanda do të vazhdojë të ofrojë ndihmën në këtë fushë për institucionet e Kosovës në përgjithësi, dhe Kuvendin, në veçanti.

„Ndërkaq kryekuvendarja Osmani e siguroi ambasadoren Willems se sundimi i ligjit është prioritet i institucioneve të reja dhe se ajo do të angazhohet fuqishëm që Kuvendi të shërbejë si katalizator i forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë“, thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeparlamentarit.


MË SHUME NGA Lajme