18:55 / 20.02.2020
Xhamajka e thyen heshtjen e njohjeve të Kosovës
Xhamajka e ka thyer heshtjen e njohjeve për shtetin e Kosovës.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Twiter ka bërë të ditur se tashmë ky shtet e ka njohur Kosovën.
“Lajm i mrekullueshëm! Sapo u njoftova nga ambasadorja Vlora Çitaku se XhamaJka ka njohur Republikën e Kosovës si sovran dhe të pavarur. E di se ky është një rezultat i punës së madhe dhe lobimeve për vite me radhë, përfshirë edhe Eliot Engelin. Punë e mirë. Faleminderit miq të dashur nga Kingstoni”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
Kjo njohje vjen në një moment kur Serbia po bën një fushatë të egër që shtetet e tjera të çnjohin Republikën e Kosovës.























