18:58 / 20.02.2020
Xhavit Rexhaj emërohet zëvendësministër i MASHT-it
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Xhavit Rexhaj, zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Duke i uruar suksese në detyrë e re, kryeministri Kurti vlerësoi se përvoja profesionale e Rexhaj në fushën e arsimit dhe shkencës, do të jetë ndihmës në avancimin e sektorit të arsimit.























