21:01 / 20.02.2020
Konjufca: Kosova e gatshme për marrëdhënie diplomatike me Xhamajkën
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova është e gatshme për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Xhamajkës.
Ai ka reaguar pas njohjes së Kosovës nga ky shtet, duke falenderuar atë.
“Shpreh mirënjohjen më të lartë qeverisë dhe popullit të Xhamaikës për vendimin miqësor e shumë të mirëpritur për njohjen e Republikës së Kosovës. Njohja e Republikës së Kosovës është një moment i veçantë i miqësisë në mes të vendeve tona. Qeveria e Republikës së Kosovës do të përcjellë, përmes kanaleve diplomatike, gatishmërinë për të inicuar lidhjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve tona dhe për të thelluar miqësinë dhe bashkëpunimin në mes të dy shteteve dhe popujve tanë”, ka shkruar ai.























