22:55 / 20.02.2020
Mbështetja e prodhuesve vendorë, strategji e Qeverisë për zhvillim ekonomik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Arian Zekën, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.
Në takim u diskutua për prioritetet e Qeverisë në fushën e ekonomisë me theks të veçantë ndihmën për prodhuesit vendorë, nevojën e prodhimeve vendore dhe reciprocitetin ekonomik dhe tregtar.
Mbrojtja dhe mbështetja e prodhuesve vendorë me ndihmë profesionale dhe mbështetje institucionale është strategjia e Qeverisë për zhvillim ekonomik. Kjo bëhet me bashkëpunim të të gjitha aktereve, meqë roli i Odave është shumë i nevojshëm.























