06:33 / 21.02.2020
Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Për 'Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare' do të flasë i ftuari Naser Pajaziti, profesor i gjuhës së Shqipe.
Ndërsa në një lidhje direkte do të jetë Krenare Pireva Nuqi, profesoreshë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike si dhe dy student, të cilët flasin për mësimet e bazuara në projekte.
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























