08:29 / 21.02.2020
Ministrja e Jashtme e Xhamajkës: Nuk e kemi njohur Kosovën
Ministrja e Jashtme e Xhamajkës, Kamina Smith reagoi mëngjesin e sotëm në Twitter duke thënë se vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën.
“Deri më sot, Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur”, shkroi ajo duke iu përgjigjur presidentit Hashim Thaçi.
Lajmi për njohjen e Xhamajkës është bërë i ditur mbrëmë, ndërsa kreu i shtetit i dha meritat ambasadores Vlora Çitaku dhe senatorit amerikan Eliot Engel.
Njohja është përshëndetur nga të gjithë krerët institucionalë të Kosovës si dhe ministri në detyrë i Shqipërisë për Evropën, Genc Cakaj.























