12:45 / 21.02.2020
Juve insiston për Jesus, gati 70 milionë euro
Klubi italian, Juventus duket se është futur seriozisht në garë për sulmuesin e Manchester Cityt, Gabriel Jesusin.
Sipas Tuttosport, torinezët janë të etur për brazilianin të cilin synojnë ta blejnë gjatë kësaj verë.
Trajneri i kampionëve në fuqi të Italisë, Maurizio Sarri është duke menduar ta forcoj repartin e sulmit për sezonin e ardhshëm, edhe pse aktualisht tek ‘Zonja e Vjetër’ luajnë Crisiano Ronaldo e Paulo Dybala.
Siç raportohet, juventinët janë të gatshëm të paguajnë 70 milionë euro sa sa thuhet se është kartoni i brazilianit.























