Eliminoni rrezikun e përhapjes së epidemive me një zakon të thjeshtë

Eliminoni rrezikun e përhapjes së epidemive me një zakon të thjeshtë

Higjena është e një rëndësie thelbësore për parandalimin e virozave.

Në vazhdën e epidemisë së radhës, koronavirusi, ekspertët e shëndetit publik, i janë rikthyer çështjes së higjenës si një aspekt shumë i rëndësishëm i ngadalësimit dhe parandalimit të epidemisë.

Larja e Duarve Ngadalëson Përhapjen e Epidemive

Larja e duarve përbën linjën e parë të mbrojtjes ndaj epidemive.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, njerëzit duhet të lajnë duart sa më shpesh me sapun dhe ujë.

Është kaq e thjeshtë!

Këtë veprim e mbështet edhe studimi më i fundit i kryer në Institutin e Teknologjisë në Kembrixh.

Studimi është publikuar në revistën Risk Analysis.

30 Përqind e Njerëzve Nuk I Lajnë Duart

Sipas vëzhgimit të studiuesve, vetëm 30 përqind e njerëzve lajnë duart pasi shkojnë në banjë.

Vetëm pesëdhjetë përqind prej tyre i lajnë duart siç duhet.

Larja e duarve nuk ka të bëjë vetëm me shpëlarjen me ujë të bollshëm.

Ju duhet të përdorni sapun dhe të fërkoni mirë pëllëmbët e duarve, pjesën e sipërme, në mes të gishtave dhe thonjtë.

Larja e duarve duhet të zgjasë mbi 20 sekonda dhe vetëm më pas, ato mund të shpëlahen me ujë të bollshëm e të ngrohtë.

Pas larjes, duhet të sigurohuni që t’i thani duart mirë me një peshqir të pastër.

Rreziku i Aerporteve Në Shpërndarjen e Virozave

Në botë numërohen plot 120 aeroporte të rëndësishme  që luajnë një rol kryesor në shpërndarjen e virozave.

Sipas studiuesve vetëm një në pesë pasagjerë që qëndrojnë në aeroport i lajnë duart mirë me ujë e sapun.

Të tjerët vetëm lagin duart me ujë.

Nëse pjesa më e madhe e pasagjerëve do të lanin duart mirë nëpër aeroporte, shpërndarja e infeksioneve dhe virozave do të ulej me 70 përqind.

Higjena në vende të tilla publike dhe me shumë njerëz mund të jetë sfiduese por jo e pamundur, dhe përse jo, ajo mund të shpëtojë jetë./AgroWeb.org


MË SHUME NGA Lifestyle