Kosova triumfon në “Roma Caput Mundi”, në finale mposhti Moldavinë

Kosova triumfon në “Roma Caput Mundi”, në finale mposhti Moldavinë

Në një ndeshje të fortë e të vështirë në ballafaqim me Moldavinë, Kombëtarja  e Kosovës U19 ka triumfuar me rezultat 1:0 në finale të turneut “ROMA CAPUT MUNDI”.

Trim i këtij dueli final  e mjaft të vlefshëm ishte Ardit Tahiri, i cili shënoi në minutën e 90-të dhe ia siguroi fitoren Kosovës.

Pjesa e parë  ishte me një mbizotërim të lehtë të Moldavisë, por në pjesën e dytë futbollistët tanë u angazhuan më shumë, patën më shumë raste dhe kjo në fund u kurorëzua edhe me fitore të merituar.

Ky turne është pjesë e përgatitjeve të Kombëtares U19 për kualifikimet e Kampionatit Evropian, që do të zhvillohen në tetor.

Kosova U19 – Moldavia U19   1:0 (0:0)

Kosova: L. Avdyli, V. Azemi, H. Salihu, V. Hyseni, M. Avdyli, L Behrami, J. Miftari, A.  Ajdini e Dh. Zhuri, Ismajli e Tahiri, luajtën:  Sinani,  Gërxhaliu, L. Marmullaku, , Dushi, Abazi, Shala,  Talla, L. Emerllahu, Ibrahimi.

Moldavia: Alexei Samoilenco, Ion Borș, Mihai Dolghi, Doru Calestru, Artur Untura, Daniel Danu, Marius Manole (Nichita Picus, 35), Sergiu Gațmaniuc (Artiom Ivanov, 41), Dan Lisu, Enrichi Finica, Lado Akhalaia (Nicu Namolovan, 56)