Vjosa Osmani flet për rastin e Xhamajkës

Vjosa Osmani flet për rastin e Xhamajkës

Kryekuvendarja, Vjosa Osmani, ka komentuar rastin e përgënjeshtrimit të lajmit nga Xhamajka rreth njohjes së Kosovës.

Ajo në një konferencë të përbashkët për media me Lutfi Hazirin gjatë vizitës që pati në Gjilan tha se janë duke i pritur vlerësimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Si Kuvend jemi bazuar në informatën zyrtare.  Tani për tani duhet të jemi të gjithë kujdesshëm në deklaratat tona deri në momentin e sqarimi përfundimtar të situatës”.

“Si një person që jam marrë me çështjet e njohjeve të Kosovës nga vendet tjera, mund të iu sigurij se nganjëherë për kundër faktit që vjen informata për shkak të ndërhyrjeve të shteteve që janë kundër Kosovës situata ndryshon”.

“Por nuk dua të jep deklaratë pa marrë një informatë zyrtare MPJ, pa marrë ndonjë sqarim përfundimtar”.

“Në momentin që  vjen kjo informatë zyrtare natyrisht që do të deklarohem në emerë të Kuvendit”, theksoi Osmani.


MË SHUME NGA Aktuale