Osmani: Autostrada e Anamoravës do të ndërtohet, por pa korrupsion

Osmani: Autostrada e Anamoravës do të ndërtohet, por pa korrupsion

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Gjilan, ka mbajtur një fjalim edhe para këshilltarëve të kuvendit komunal.

Fillimisht u mbajt një minutë heshtje për tragjedinë që ndodhi ditë më parë në familjen Bllaca, më pas Osmani tha se është aty për t’u solidarizuar me të gjithë qytetarët e kësaj komune.

Teksa kërkoi angazhimin e të gjithëve për mirëqenien familjare. Ajo tha se është obligim i secilit që të kujdeset për shëndetin mental të qytetarëve.

“Në këtë ditë zie të lutemi për ta dhe qe ky të jetë rasti i fundit. Ua shpreh mirënjohjen time njerëzve të mirë të Gjilanit për angazhimin tuaj në një rast të rëndë. Kemi ardh ta ndjejmë dhembjen bashkë me ju dhe për ta ndarë me ju mesazhin e shpresë për t’i mbledh fuqitë tona. Sot nga këtu apelojë që të punojmë për mirëqenien familjare. Ne jemi obligim të kujdesemi edhe për shëndetin mental të njerëzve tanë dhe të kemi rekrutim me standarde të larta. Secili qe shpëton një jetë duhet të nderohet dhe edhe ne duhet të jemi në hap me të rinjtë tanë qe të zgjidhen këto probleme”, tha Osmani.

Ajo tha se duhet të krijojmë një hallk mirëbesimi ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror.

Ndërsa foli edhe për autostradën e Anamoravës, për të cilën tha se do të ndërtohet, por pa korrupsion.

“Jam rikthyer se ne jemi të vendosur që të krijojmë një hallk mirëbesimi ndërmjet institucioneve qendror dhe atij lokal dhe t’i realizojmë projektet qe janë jetike për qytetarët. Jemi në dijeni për thatësinë e madhe dhe prandaj dua të ju njoftoj që për këtë kam diskutuar me zyrtarë të Bankës Botërore në Uashington”, thotë ai.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë në autostradën e Anamoravës dhe kjo autostradë do të bëhet dhe korrupsioni do të ndalet. Kuvendi Komunal është shtëpia me dyer të hapura për secilin qytetar të Kosovës ku idetë tona për një Kosovë të fortë duhet t’i qojmë idetë bashkë”, tha ajo.

Ministria e Infrastrukturës e Kosovës edhe zyrtarisht e ka anuluar tenderin 110 milionësh për autostradën e Gjilanit.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se projekti i autostradës Prishtinë- Gjilan do të vazhdojë, dhe të njëjtit do t’i jipet një ritëm i ri.