​Hoti pasi u sulmua me vezë: Ata që e kanë kapur shtetin janë të trishtuar

​Hoti pasi u sulmua me vezë: Ata që e kanë kapur shtetin janë të trishtuar

Sipas tij, Qeveria e re, me LDK-në brenda si partner kyç, nuk bënë kompromis me miqësinë me SHBA-në.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pasi është sulmuar sot me vezë, ka reaguar duke thënë se porositësit e veprimit të sotëm tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar. Kosova më nuk është e izoluar. Të izoluar janë vetëm ata që po japin urdhra të tillë.

“Sinjalet e qarta nga Qeveria e re se krimi ekonomik, zhvatja dhe kapja e shtetit po marrin fund i kanë trishtuar ata që na kanë mbajtur të izoluar. Ne nuk do të lejojmë që raportet me miqtë tanë të nëpërkëmbën për interesa elektorale. Ne jemi të vendosur t`i japim vendit zgjidhje, bashkë me miqtë tanë”, ka shkruar ai në Facebook.


MË SHUME NGA Aktuale