LDK: Sulmi ndaj Hotit, akt i ulët dhe i papranueshëm

LDK: Sulmi ndaj Hotit, akt i ulët dhe i papranueshëm

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas sulmit ndaj zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, duke thënë se është një akt i ulët, i papranueshëm dhe i dëmshëm për proceset vendimtare politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë.

“Është i papranueshëm kthimi i shoqërisë sonë në sulme të këtilla, njësoj si në vitet 2015-2016, me qëllim stagnimin dhe bllokimin e proceseve shtetformuese që i kemi ndërtuar në partneritet me miqtë tanë ndërkombëtar. Kosova ka nevojë për qetësi, maturi dhe unitet në politikbërje dhe udhëheqje të vendit”, thuhet në reagim


MË SHUME NGA Aktuale