17:32 / 22.02.2020
Fatbardha Emini zëvendësministre e Administrimit të Pushtetit Lokal
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar sot Fatbardha Eminin, zëvendësministre në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Kryeministri Kurti duke i uruar suksese në detyrën e re, tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do ta ketë mbështetjen e Qeverisë në avancimin e politikave zhvillimore që ndërlidhen me komunat e Kosovës.























