Kurti: Hotit i uroj punë të mbarë, opozitës i dëshiroj frymë bashkëpunuese

Kurti: Hotit i uroj punë të mbarë, opozitës i dëshiroj frymë bashkëpunuese

Kryeministri Albin Kurti i ka dalë në krah zëvendësit të tij nga LDK, Avdullah Hoti, i cili sot u sulmua me vezë, me porosinë që të mos e heq taksën.

Kurti ka pohuar se Hotit i uron forcë e punë të mbarë, opozitës i dëshiron frymë bashkëpunuese, edhe kur e luftojnë korrupsionin e krimin, edhe kur e mbrojnë shtetin e kombin.

“Veprimet e dirigjuara prej marazit të ngelur nga 6 tetori e 3 shkurti nuk e shqetësojnë qeverinë, e cila po punon e angazhohet për të mirën e popullit e të shtetit, dhe mbështetet gjerësisht nga qytetarët. Zv.kryeministrit Hoti i uroj forcë e punë të mbarë, opozitës i dëshiroj frymë bashkëpunuese, edhe kur e luftojmë korrupsionin e krimin, edhe kur e mbrojmë shtetin e kombin”, ka shkruar Kurti në Facebook.


MË SHUME NGA Aktuale