Feronikeli ndahet me dyshen Bunjaku-Sopi
BKT
Sport

Feronikeli ndahet me dyshen Bunjaku-Sopi

Pas disfatës së sotshme kundër Llapit, Feronikeli ka bërë të ditur se i ka ndarë rrugët me trajnerin Agim Sopi dhe menaxherin Albert Bunjaku.

”Me një marrëveshje të dyanshme dhe pas një takimi krejtësisht miqësor, u vendos që të ndahen rrugët mes dyshes Bunjaku dhe Sopi, me klubin e Feronikelit. Klubi i futbollit Feronikeli i uron shumë suksese z. Bunjakut dhe z. Sopi në hapat e tyre të mëtutjeshëm dhe i falënderon për korrektësinë dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës sa ishin në klub. Për detaje të reja, do të njoftojmë me kohë opinionin”, thuhet në njoftimin e klubit nga Drenasi.