13:28 / 23.02.2020
Lojtarët e Barcelonës testohen për Koronavirus
Skuadra e Barcelonës do testohet për Koronavirus para ndeshjes me Napolin, në 1/16 e Ligës së Kampionëve.
Klubi blaugranas nesër do të udhëtoj në Itali, me saktësisht në “Stadio San Paolo” ku do përballen me “Napolitanët”.
Mirëpo, sipas raportimeve nga ESPN, skuadra do testohet për Koronavirus që ka shkaktuar probleme të mëdha në Itali duke shtyer katër ndeshjet e sotme, transmeton arbreshi.
Në Itali janë konfirmuar 80 raste të infeksionit, kryesisht në veri të vendit, por asnjë nuk është raportuar në Napoli.
Kujtojmë që përballja do zhvillohet të martën dhe nis në ora 21:00.























