Universiteti i Kamerinos ka ndarë 14 bursa për studentët e Kosovës
Vera Pelaj
Universiteti i Kamerinos në Itali, u bënë thirrje studentëve shqiptarë nga Kosova që të bëhen pjesë e bursës falas për studime në këtë universitet.
Këtë e bëri të ditur për Radio Kosovën, Ariana Kosova, kryetare Shoqatës së Studentëve Shqiptarë për Universitetin e Kamerinos, e cila tha se konkursi në Ministrinë e Arsimit të Republikës së Kosovës është i hapur gjatë dy javëve të ardhshme.
Pas një marrëveshjeje të nënshkruar me Ministrinë e Arsimit të Republikës së Kosovës, vitin e kaluar, Universiteti i Maçaretës dhe Kamerinos në Itali, ka ndarë 14 bursa për studentët e Kosovës në drejtime të ndryshme për nivelet bachelor dhe master. Këtë e bëri të ditur për Radio Kosovën, Ariana Kosova, kryetare Shoqatës së Studentëve Shqiptarë për Universitetin e Kamerinos.
Ariana Kosova “ Mund të aplikojnë edhe nxënësit që janë në vitin e fundit në gjimnaz edhe pse diplomën mund ta marrin në qershor. Jepet kjo mundësi sepse arkitektura dhe shkencat politike janë në gjuhën italiane. Ka diploma ose kurse studimi për sa i përket bachelor tre vjeçar ose master, kurse drejtimet e tjera në gjuhën angleze”.
Nëse dikush nga studentët, thotë Ariana Kosova, zgjedh të studiojë në gjuhën italiane, e ka kohën e mjaftueshme të ndjek kurse deri në shtator, meqë studentëve iu duhen certifikatat e njohjes së gjuhës në të cilën vendosin të studiojnë. Degët që studentët mund të studiojnë, janë në kimi, informatikë, arkeologji, gjeologji, kimi ushqimore dhe juridik. Konkursi është i hapur gjatë dy javëve të ardhshme dhe linku gjendet në faqen e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës.























