Real Madrid nuk heq dorë nga 23-vjeçari, ofertë tunduese për Napolin

Real Madrid nuk heq dorë nga 23-vjeçari, ofertë tunduese për Napolin

Fabian Ruiz nuk e nisi mirë sezonin, por kohët e fundit e ka marrë veten. Kualiteti i mesfushorit të Napolit nuk vihet në dyshim dhe duket sikur Gattuso ia ka dalë ta kthejë në formën e tij më të mirë.

Dy magjitë e dhuruara ndaj Interit në Kupën e Italisë dhe Brescias në kampionat kanë tërhequr përsëri vëmendjen e klubeve të mëdha.

La Repubblica raporton se Real Madrid i është rikthyer pistës së 23-vjeçarit dhe ka gati 80 milion euro për kartonin e tij. Fabian Ruiz ka një kontratë me klubin italian deri në verën e vitit 2023 dhe tani pritet përgjigja e presidentit De Laurentiis.

Lojtari debutoi qershorin e vitit të kaluar me kombëtaren e Spanjës dhe deri tani ka shënuar 1 gol në 6 ndeshje të zhvilluara. Zidane e pëlqen shumë dhe tani pritet vetëm përgjigja e Napolit në lidhje me ofertën e “Los Blancos”.