Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire e parë do të jetë Elvira Ibrahimi Hoti - auditore. Ajo do të flasë për Ligjin për raportim financiar.
Kurse Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, do të flasë për motin që na pret në ditët në vijim.
Ndërsa Defrim Gashi kryeinspektor i Inspektoratit Arsimor të Kosovës, do të flasë për licencimin e çerdheve.
Ndërkaq Fatmir Miftari zv. drejtor gjeneral i OXA Group Ferizaj, do të flasë bizneset të cilat po e kundërshtojnë që e diela të jetë ditë pushimi.
Mysafirë të këtij emisioni do të jenë edhe Dardan Hoti që do të flasë për ekspozitën e ballafaqimit me të harruarën dhe Arben Zharku drejtor i QKK-së, i cili do të flasë për filmat e Kosovës që promovohen në festivalin e filmit në Berlin.
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























