Gazetarët shqiptarë zbarkojnë në Preshevë
Unioni Gazetarëve Shqiptarë vizitojnë për herë të parë komunën e Preshevës. Kryetari Shqiprim Arifi ka mirëpritur duke bashkëbiseduar me gazetarët shqiptar ku fokus të veçantë iu është dhënë në këtë takim mungesa e mediave kombëtare në luginë të Preshevës.
Në rrjetin social kryetari Shqiprim Arifi ka shkruar:
Një takim shumë vëllazëror ku bashkëbiseduam për të gjitha fushat dhe vështirësitë që po ballafaqohemi në vendin tonë.
I njoftova për të gjitha proceset që po kalojnë Shqiptarët e Luginës së Preshevës ku theks të veçantë i dhamë mungesës së prezencës së mediave kombëtare këtu në Luginë të Preshevës.
Falënderoj kryetarin Aleksandër Çipa për këtë iniciativë duke uruar që ky takim të jetë vetëm një fillim i mbarë i komunikimit tonë dhe shpresojmë që media shqiptare të jetë sa më shumë prezent në Luginë të Preshevës duke transmetuar problemet tona, kërkesat dhe diskriminimet që po na bëhen Shqiptarëve të këtij vendi në mbarë trojet shqiptare.























