Kurti nga samiti i BERZH-it:Investimet nga diaspora do ta ndihmojnë Kosovën
BKT
Lajme

Kurti nga samiti i BERZH-it:Investimet nga diaspora do ta ndihmojnë Kosovën

Nën organizimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Londër ka filluar punimet Samiti i Investimeve për Ballkanit Perëndimor.

Në këtë aktivitet po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me të gjithë krerët e qeverive të rajonit.

“Ne kemi diasporë të madhe dhe investimet prej tyre do ta ndihmojnë Kosovën jashtëzakonisht”, tha Kurti në samitin e BERZH-it.

Ky samit pritet të nxjerrë në pah mundësitë për investime në Ballkanin Perëndimor dhe të promovojë projektet rajonale.

Aktualisht BERZH në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka investuar mbi 12 miliardë euro.

Samiti do të fillojë me një seancë të nivelit të lartë për të diskutuar vizionin e përgjithshëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe mundësitë për investime. Kjo do të pasohet me një panel diskutimi për “Energjinë e gjelbër në Ballkanin Perëndimor”.Image may contain: 2 people, people standing and indoor


MË SHUME NGA Lajme