Cakaj e Konjufca me deklaratë të përbashkët për koalicionin në Luginë
Kosova dhe Shqipëria nuk do të kursehen për ta mbështetur koalicionin e partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj dhe ai i Kosovës, Glauk Konjufca, kanë dalur me një deklaratë të përbashkët.
Në njoftimin e publikuar, thuhet se ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë.
"Deklaratë e Përbashkët
Në cilësinë e drejtuesve të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë nënvizojmë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës. Ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë. Ndaj, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund!
GLAUK KONJUFCA
GENT CAKAJ".























