Gjykata Speciale paralajmëron ngritjen e aktakuzave të para

Gjykata Speciale paralajmëron ngritjen e aktakuzave të para

Prokurori i Specializuar e ka njoftuar kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, se ka ndërmend të fillojë procedime penale, si dhe ka bërë kërkesë për caktimin e një gjykatësi të procedurës paraprake në pajtim me Ligjin.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për media e dërguar të hënën nga Gjykata Speciale.

“Në lidhje me këtë, Kryetarja ka caktuar një gjykatës të procedurës paraprake në pajtim me Ligjin dhe Rregulloren për Caktimin e Gjykatësve të Dhomave të Specializuara nga Regjistri i Gjykatësve Ndërkombëtarë për të shqyrtuar aktakuzat e dorëzuara nga Prokurori i Specializuar”, thuhet në komunikatë, transmeton ‘Betimi per Drejtesi’.

Kurse, thuhet se përmbajtja e aktakuzave mbetet konfidenciale, përveç nëse konfirmohet dhe deri sa të konfirmohet nga gjykatësi i procedurës paraprake.


MË SHUME NGA Aktuale