18:17 / 24.02.2020
Haradinaj i reagon Kurtit që qeshi me Brnabiçin
Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar rreth bashkëbisedimit të kryeministrit, Albin Kurti me homologen e tij nga Serbia, Ana Brnabiç. Gjatë bashkëbisedimit, shihet se si Kurti qesh me Brnabiçin.
Haradinaj në postimin e tij thotë se sjellja e Kurtit sot ishte përtej zgërdhimjes, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Dikur, Albini i thojke Hashimit “mos u zgërdhij”.
Sot, sjellja e jote përtej zgërdhimjes.























