11:50 / 25.02.2020
Formohet komisioni që do ta mbikëqyrë Agjencinë e Inteligjencës në Kosovë
Sot është konstituuar Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Kryetari i komisionit, Fatmir Xhelili, ka thënë se ky komision përveç që do ta bëjë mbikëqyrjen e kësaj agjencie do ta bëjë edhe hetimin e saj.
Mbledhja e komisionit ka vazhduar pa prezencën e medieve dhe shoqërisë civile.























