Ambasadori italian viziton lojtarin Ilija Iviq
BKT
Sport

Ambasadori italian viziton lojtarin Ilija Iviq

Flamurtari i Prishtinës ka pasur sot një mysafir special në ‘Xhemail Ibishi’. Aty gjatë ditës ka qëndruar ambasadori italian Nicola Orlanda.

Ambasadori italian i ka dhënë përkrahje të plotë futbollistit serb Ilija Iviq pas zhvillimeve të fundit lidhur me të, ku dy prindërit e tij janë përjashtuar nga puna për shkak se ai zgjodhi të luajë për Kosovën. Këtë e ka konfirmuar edhe vet ambasadori italian nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Twitter. “Shumë mirë të takosh një talent si Ilija Iviq. I uroj atij dhe skuadrës sukses. Në Itali nuk ka vend për politikë në sport. Aty kanë për qëllim pasionin, konkurrencën e shëndetshme dhe ndërtimin e urave lidhëse midis sportistëve dhe popujve. Urime Ilija", ka shkruar Orlando.

Për këtë takim ka njoftuar edhe skuadra e Flamurtarit, të cilët në rrjetin social Facebook, kanë falënderuar ambasadorin për përkrahjen ndaj lojtarit në fjalë.