Luksemburgu përkrah Kosovën në rrugën e saj euro-integruese
BKT
Lajme

Luksemburgu përkrah Kosovën në rrugën e saj euro-integruese

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti në takim ambasadoren e Luksemburgut, Natacha Gomes,  me të cilën bisedoi për vazhdimin e bashkëpunimit të frytshëm dhe mjaftë të suksesshëm bilateral midis këtyre  dy shteteve sidomos në mbështetjen që ky shtet i’a ofron Kosovës në proceset e saj euro-integruese.

Vlen të theksohet se Luksemburgu është ndër përkrahësit dhe donatorët më të mëdhenj në Kosovë. Në këtë drejtim, Ministri Reka u falënderua për ndihmat e ofruara nga Luksemburgu deri më tani prej disa milionë eurove, duke shpresuar se kjo  ndihmë do të vazhdojë edhe këtë vit dhe periudhat në vijim. Më tej, u diskutua për format konkrete të ndihmës, e në veçanti mundësia e mbajtjes së konferencës vjetore të përbashkët të këtyre dy shteteve, si dhe vazhdimin e marrëveshjes bilaterale me Luksemburgun.

Nga ana e saj, Gomes përshëndeti emërimin e Rekës në detyrën e re, si dhe ripërsëriti përkrahjen dhe mbështetjen e Luksemburgut për Kosovën në proceset integruese të saj.


MË SHUME NGA Lajme