Presidenti i Austrisë pranon letrat kredenciale të ambasadorit të Kosovës
BKT
Lajme

Presidenti i Austrisë pranon letrat kredenciale të ambasadorit të Kosovës

Presidenti Federal i Austrisë, Alexander Van der Bellen ka pranuar sot letrat kredenciale të disa ambasadorëve të huaj.

Në mesin e tyre është edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Vjenë, Lulzim Pllana.

Lajmin e ka postuar vet presidenti në profilin e tij në 'facebook'. 

Me këtë akreditim, Pllana është përfaqësues zyrtar i Kosovës në Austri. 

Alexander Van der Bellen iu ka uruar të gjithë ambasadorëve detyrën e re në Austri.


MË SHUME NGA Lajme