Ambasadorja kroate tregon përvojat e Kroacisë për integrim në BE
BKT
Lajme

Ambasadorja kroate tregon përvojat e Kroacisë për integrim në BE

Strategjia e re e zgjerimit e publikuar nga Komisioni Evropian në fillim të këtij muaji, ishte temë diskutimi sot në një panel të organizuar nga D4D.

Pjesë kryesore e panelit ishte ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, për të treguar përvojat e Kroacisë në këtë drejtim, dhe zëvendësministri i Integrimit Evropian në Kosovë, i cili tha se metodologjia e re u jep fuqi më të madhe vendeve anëtare ku shtohet fuqia politike e vendimmarrësve.

Danijela Barišić, Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, tha se metodologjia e re për zgjerimin është një mundësi e re dhe është një lajm pozitiv. "Unë mendoj se strategjia e zgjerimit është një lajm pozitiv dhe ne duhet ta shfrytëzojmë këtë moment. Metodologjia ka ndryshuar me kalimin e kohës, dhe kur Kroacia po negocionte ne menduam se ishte më e vështira. Për shembull, Bullgaria dhe Rumania kishin 31 kapituj për të negociuar, ne kishim 35 kapituj. Gjithashtu, Kroacia kishte 400 standarde për hapjen dhe mbylljen e kapitujve. Poashtu, kemi pasur kapituj të ri (në krahasim me Bullgarinë dhe Rumaninë) kapitulli 23 - Gjyqësori dhe të drejtat themelore dhe kapitulli 24 - drejtësia, liria dhe siguria. Dhjetë vjet më parë, kur Kroacia ishte në procesin e bisedimeve ne po flisnim për lodhjen e zgjerimit.Në vitin 2014 u tha që asnjë vend i ri nuk do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri sa të jetë mandati i tij. Sot kemi zgjerimin dhe Ballkanin Perëndimor si përparësi e Komisionit të ri dhe Institucionit të BE-së të ri. Dhe është përparësia e presidencës Kroate gjithashtu. Metodologjia e re dhe përfshirja e Shteteve Anëtare në proces është gjithashtu pozitive sepse në fund të fundit Bashkimi Evropian sjell vendimin nga konsesusi të të gjitha vendeve anëtare, kështu që është pozitive që ato të jenë në bord së bashku me institucionet e përfshira tashmë si Komisioni Evropian, EEAS dhe parlamenti Evropian, tha ajo.


MË SHUME NGA Lajme