21:35 / 25.02.2020
Tahiri: Qeveria ta heq taksën, ndryshe s`vazhdon
Analisti politik Ramush Tahiri ka thënë se Qeveria Kurti duhet ta heqë taksën gjatë kësaj jave.
Ai ka thënë se në rast se nuk e heq, atëherë kjo qeveri mund të mos vazhdojë.
Ai ka folur kështu në “Debat” te RTK.
“Këtë javë duhet të jetë vendimi për heqjen e taksës. Nuk është normale në marrëdhëniet ndërkombëtare mes shteteve. Është masë politike që e bllokon një marrëdhënie ekonomike. S’kemi asnjë përkrahje ndërkombëtare për taksën”, ka theksuar ai.























