Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Valbon Krasniqi, infektolog i cili do të flasë për gripin sezonal si dhe për rrezikun nga koronavirusi.
Po ashtu mysafir do të jetë Bekim Salihu, hulumtus i lartë në GAP Platforma Elektronike "Letërnjoftimi i Komunave", i cili fletë për përmbushjen e premtimeve nga Kryetarët e Komunave.
Ndërsa në një lidhje direkte nga BKUK do të jetë Selatin Novosella, Shoqata e të Burgosurve Politikë, fletë për Kujtesën e Kosovës: Portrete të Adem Demaçit në pikturë e fotografi.
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























