Tifozët e Napolit e vërshëllyen, Vidal “hakmerret”: Forca Juve!

Tifozët e Napolit e vërshëllyen, Vidal “hakmerret”: Forca Juve!

Tifozët e Napolit e vërshëllyen futbollistin e Barcelonës Arturo gjatë takimit të mbrëmjes së djeshme të raundit të 1/16-ave të Ligës së Kampioneve në stadiumin “San Paolo”.

Pasi futbollisti kilian u ndëshkua me dy kartona të verdhë për faull ndaj Mario Ruit dhe protesta ndaj arbitrit Feliks Brush, tifozët e Napolit vërshëllenin kundër tij.

Ish-futbollisti i Juventusit dhe Bajernit të Mynihut iu kundërpërgjigj fansave në “San Paolo” duke bërtitur “Forca Juve!” duke ditur rivalitetin e fortë prej vitesh mes të kaltërve dhe bardhezinjve.

Për ndeshjen e dytë në “Camp Nou”, Vidal do të mungojë së bashku me shokun e skuadrës Sergo Busquets.