20:09 / 26.02.2020
Thaçi takohet me Pompeon
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.
VOA ka publikuar një video ku Thaçi e Pompeo shihen ndërsa shtrëngojnë duart.
Thaçi ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai është pritur me nderime të larta nga garda shtetërore në Washington, ku ka zhvilluar takim me zëvendës-sekretarin amerikan të mbrojtjes, David Norquist në Pentagon.























