Demaj i LDK-së: Ne nuk duhet të prishim raportet me SHBA-në

Demaj i LDK-së: Ne nuk duhet të prishim raportet me SHBA-në

Frashër Demaj nga Lidhja Demokratike të Kosovës, ka thënë se raportet me SHBA-në nuk duhet rrezikuar dhe se koalicioni Vetëvendosje-LDK duhet të ulet e të vendosë lidhur me kërkesën për taksën.

Ai ka folur të mërkurën në “Debat” te RTK.

“Ne nuk duhet të prishim raportet me SHBA-në. Janë mbështetësit kryesor të Kosovës prej vitesh. Janë sponzor të shtetit të Kosovës. Si partner të koalicionit me urgjencë duhet të ulemi të diskutojmë dhe t’i japim përgjigjje taksës në përputhje me interesat e qytetarëve”, ka thënë Demaj. “Deklarata e Hotit në përputhje të plotë me deklaratën e Grenellit”.