Kamberi titullar, Rangers i Gerrard "shtyp" Bragën
U mendua se do ta kishte të vështirë por Rangers nuk respekton parashikimet dhe kualifikohet në raundin e 1/8-ave të Europa League.
Skuadra skoceze fitoi edhe në sfidën e kthimit ndaj portugezëve të Bragas këtë herë 0-1 brenda në Portugali.
Titullar për herë të parë me fanellën e Rangers, sulmuesi i kombëtares shqiptare Florian Kamberi.
24 vjeçari kishte detyrën e vështirë të zëvendësonte dy sulmuesit kryesorë, kolumbianin Morleos që ishte i skualifikuar dhe veteranin Defoe që është i dëmtuar.
Golin e vetëm për Rangers e realizoi Kent pas asistit të Ianis Hagi në minutën e 61-të.
Rangers pas fitores në ndeshjen e parë me rezultatin 3-2 bëhet skuadra e parë që kualifikohet në Europa League në fazën e 1/8-ave të kompeticionit të dytë për nga rëndësia në futbollin evropian, raportojnë mediat shqiptare.























