Thaçi pas takimit me Pompeo: SHBA dhe Kosova kanë lidhje të shkëlqyera

Thaçi pas takimit me Pompeo: SHBA dhe Kosova kanë lidhje të shkëlqyera

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Kosova e SHBA gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera, dhe se këto raporte do të vazhdojnë të thellohen edhe më tutje.

Thaçi sot ka takuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. 

Ai përmes një postimi në Twitër ka falënderuar SHBA’në për angazhimin dhe mbështetjen e plotë që po ua japin Kosovës.

“Bashkëbisedim briliant dhe dakordim i plotë për rrugën përpara SHBA dhe Kosova kanë lidhje të shkëlqyera dhe do të vazhdojmë t'i thellojmë ato. Faleminderit Sekretarit Pompeo për përkushtimin e juaj në mbështetjen e Kosovës drejt integrimit të plotë në familjen Euro-Atlantike. Kosova është e bekuar me besim dhe partnership me SHBA-në”, ka shkruar Thaçi në Twitër.