Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Ismail Sadiku, kryetar i federatës sportive të punëtorëve të Kosovës, i cili do të na njoftojë për 10 vjetorin i FSPK-së dhe promovimin e monografisë së FSPK-së.
Po ashtu mysafir do të jetë Haxhi Gashi, dekan i Fakultetit Juridik, i cili do të flasë për lansimi i Institutit për Hulumtime dhe Studime Juridike.
Ndërsa në një lidhje direkte do të jetë Dajana Berisha, drejtoreshë e Forumit për Iniciativa Qytetare, e cila do të na njoftojë për zhvillimin e qendrueshëm të OJQ-ve.
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























