Sveçla takon përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë për zbatim të ligjit
BKT
Lajme

Sveçla takon përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë për zbatim të ligjit

Zëvendësministri i parë i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka pritur sot një delegacion të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, të kryesuar nga Hakan Ejdervik, këshilltar politik për policinë, çështje juridike dhe të zbatimit të ligjit.

Në takim u diskutua për sigurinë e përgjithshme në Kosovë, veçanërisht sa i përket rendit dhe zbatimit të ligjit, sfidat, planet dhe masat që do të ndërmerren në të ardhmen.

Me këtë rast zëvendësministri Sveçla shprehu gatishmërinë e tij dhe të MPBAP-së, për bashkëpunimin me Zyrën e BE-së në Kosovë, për projekte të rëndësishme që mund të gjejnë mbështetje, me qëllim të realizimit të objektivave kryesore për të bërë vendin tonë, një vend të sigurt për të gjithë qytetarët.

Në takim me theks të veçantë u diskutua edhe për reformat brenda institucioneve të sigurisë, luftimit të k rimit të organizuar, sigurinë kibernetike etj.

Për të gjitha këto tema, të dy palët u dakorduan se do të gjejnë forma të ndryshme të mbështetjes dhe të bashkëpunimit përfshirë edhe IPA fondet, me qëllim të përmirësimit dhe avancimit të shërbimeve në këtë sferë.

 


MË SHUME NGA Lajme