Çlirimi dhe liria e Kosovës qëndrojnë mbi dy dokumente

Çlirimi dhe liria e Kosovës qëndrojnë mbi dy dokumente

Milazim Krasniqi

Çlirimi dhe liria e Kosovës qëndrojnë mbi dy dokumente: Marrëveshjen Teknike-Ushtarake të NATO-s me ish Jugosllavinë dhe rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

E para, e detyroi ish Jugosllavinë që të largojë të gjitha forcat ushtarake, pararushtarake e policore nga Kosova. E dyta, mundësoi ardhjen e prezencës civile dhe ushtarake ndërkombëtare në Kosovë (UNMIK dhe KFOR.) Të dyja këto dokumente janë në fuqi dhe nuk mund të ndryshohen në mënyrë të njëanshme, as nga Kosova as nga Serbia.

Secili duhet ta ketë para sysh këtë realitet kur tenton të bëjë “politikë të madhe.”Nuk mund të bëhet në Kosovë “politikë e madhe”, pa respektuar gjendjen e saj. Edhe marrëveshja Thaçi-Rasmusen është brenda gjendjes faktike.

Ajo që tha Kurti se mos atë marrëveshje e ka kërkuar Serbia, është e palogjikshme, sepse Serbia nuk është në situatë t’i imponojë NATO-s ndonjë gjë. Serbia është e lumtur që NATO-ja ia ka heqë ndalesën që të operojë në brendësi të territorit të vet, sepse e ka pasur të ndaluar t’i afrohet kufirit të Kosovës në pesë kilometra.

Përundimisht, secili prej nesh duhet ta dimë përgjigjen e saktë në këtë pyetje: po të mos e ruante paqen NATO-ja, cila ushtri do të ishte në veri? Po edhe në mbarë Kosovën? Prandaj, nuk është kohë e mirë për folkpatriozitëm. Me NATO-n e me SHBA-në jo. Me të tjerët po, tash për tash, nuk ka “lovostaj.” Folkpatriotizmi është mall që po shkon si hallva. Më saktë, si maskat më tregun e zi.