15:21 / 27.02.2020
Mbledhja e Qeverisë shtyhet për nesër
Mbledhja e Qeverisë e cila ishte planifikuar të zhvillohej pasditen e sotme duke filluar nga ora 16:00, është shtyer për nesër.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se kjo mbledhje do të mbahet më datë 28.02.2020, në ora 12:00.
Arsyeja se pse është marrë vendimi për shtyrjen e mbledhjes nuk ceket në njoftim, por mediet raportojnë se në koalicionin qeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mos-pajtime rreth heqjes apo jo të taksës.
Ju njoftojmë se mbledhja e Qeverisë e paraparë të mbahet sot, 27 shkurt 2020, prej orës 16:00, shtyhet për nesër, 28 shkurt në orën 12:00″, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit .























