Hoxhaj: Të largohet tarifa, të mos vendoset reciprocitet
BKT
Lajme

Hoxhaj: Të largohet tarifa, të mos vendoset reciprocitet

Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike të Kosovës ka kërkuar të largohet tarifa për mallrat e Serbisë si dhe të mos vendoset as reciprociteti.

Sipas tij, tarifa ka qenë mjet dhe jo qëllim.

Postimi i plotë:

Për tarifën

Interesi shtetëror i Kosovës është i pandashëm me interesin nacional të SHBA-së. Qëllimi ynë është përmbyllja e shtetndërtimit!

Si anëtar i qeverisë që kam propozuar tarifën, sot mendoj që ajo duhet të largohet dhe të mos vendoset as reciprociteti! Tarifa ka qenë mjet dhe jo qëllim! Qëllimi ynë është anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe njohja ndërkombëtare! Tarifa ka qenë goditja jonë ndaj fushatës së Serbisë kundër njohjes së sovranitetit tonë!

Çdoherë i kam besuar Amerikës dhe në asnjë mënyrë nuk duhet ta vëmë në pikëpyetje marrëdhënien e veçantë me partnerin më strategjik tonë dhe aleancën më të shenjtë! Hiqeni taksën dhe mos e vendosni reciprocitetin. Kërkesat dhe qëllimet tona përmbushen me mbështetjen e partnerëve tanë amerikanë e evropianë. Na duhet mençuri dhe vendosmëri për ta ngritë lartë flamurin e Kosovës në OKB, NATO dhe BE!


MË SHUME NGA Lajme