23:40 / 27.02.2020
Grenell: Zotëri Kurti po bën gabim serioz, tarifat të hiqen krejtësisht
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se administrata e presidentit Donald Trump nuk e mbështet masën gjysmake të shefit të ekzekutivit kosovar.
Grenell ka reaguar në rrjetin social Twitter pas njoftimit të sotshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e pjesshme dhe me kushte të tarifës ndaj mallrave nga Serbia.
“Ne nuk e mbështesim masën gjysmake të kryeministrit Kurti”, ka shkruar Grenell.
“Qëndrimi ynë është shumë i qartë: tarifat duhet të hiqen krejtësisht”, ka deklaruar emisari i Trumpit.
“Zotëri Kurti po bën gabim serioz – dhe kjo i është bërë e qartë sot presidentit Thaçi në Shtëpinë e Bardhë”, është shprehur ai.
























