Hoti takoi Zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian
BKT
Lajme

Hoti takoi Zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian

Zëvendëskryeministri i pare në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim delegacionin gjerman të kryesuar nga Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Zëvendëskryeministri Hoti ka njoftuar delegacionin gjerman për prioritetet, proceset e rëndësishme nëpër të cilat është duke kaluar Kosova, dhe sfidat të cilat po e presin Qeverinë e re.

Ndërsa, Zëvendëspresidenti Wieland ka ofruar mbështetje në lidhje me agjendën evropiane dhe proceset integruese të shtetit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Po ashtu, z. Wieland shprehu gatishmërinë e tij dhe të shtetit që përfaqëson, për përkrahje në zhvillimin e komunave, duke mundësuar kësisoj binjakëzime të komunave tona me komunat e ndryshme nga Gjermania.

 


MË SHUME NGA Lajme