Shkarkohet bordi i “INFRAKOS”-it
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka shkarkuar Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Hekurudhat e Kosovës”, “Infrakos”.
Ku vendim erdhi vetëm një javë pasi që Qeveria mori vendimin për shkarkimin e Bordit të Telekomit të Kosovës.
Shkarkimi u bë me propozim të ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari. Ajo ka thënë se ndërmarrja publike i ka shkelur detyrat dhe ka pasur performancë të dobët.
“Qeveria konstaton shkelje dhe shkarkon bordin, që ka shkelë detyrat se nuk kanë marrë masa ndaj kryeshefit të ndërmarrjes, që u akuzua për shkelje të pozitës, Agron Thaçi. Vepra ka të bëjë me dëmtimin e pronës dhe ndërmarrjes gjatë mandatit”, tha Hajdari.
Kabineti qeveritar ka shfuqizuar edhe vendimin e Qeverisë se kaluar për ndryshimin e normës së akcizës në duhan.
Ministri i Financave, Besnik Bislimi në arsyetimin e tij për këtë vendim, tha se vendimi i qeverisë së kaluar nuk ka qenë i duhuri dhe ka ç’rregulluër tregun.
Qeveria e Kosovës ka ndarë 200 mijë euro si mbështetje Shqipërisë për sanimin e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.
Në mbledhjen e sotme të kabinetit Kurti u mor vendim t’ i kërkohet presidentit, Hashim Thaçi dhënien e autorizimit, ministrit të Financave dhe Transfereve për nënshkrimin e marrëveshjes në mes Kosovës dhe BE-së për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e BE-së “Costoms 2020”.























