Veliu takon Wieland, flasin për luftimin e krimit dhe korrupsionit
BKT
Lajme

Veliu takon Wieland, flasin për luftimin e krimit dhe korrupsionit

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur në takim një delegacion nga Gjermania, në krye me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, njëherit eurodeputetin gjerman, Rainer Wieland.

Gjatë takimi u diskutua lidhur me bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e administratës publike, për tajnime dhe shkollime të larta për zyrtarët që kontribuojnë në administratën publike.

Me këtë rast, Veliu theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike është e angazhuar që të punojë në drejtim të avancimit të administratës publike, e cila është një ndër kriteret në procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian.

Poashtu ai veçoi luftën kundër të gjitha formave të krimit dhe korrupsionit dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm në këto fusha.

Ndërsa, Wieland, shprehi gatishmërinë për bashkëpunim për projekte specifike nga fushat e edukimit në programet e BE-së dhe qeverisë gjermane.


MË SHUME NGA Lajme