​Vendimi për taksën mbledh krerët e koalicionit
BKT
Lajme

​Vendimi për taksën mbledh krerët e koalicionit

Në grupin parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka arritur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Ndërkohë, më vonë pritet të takohet me Albin Kurtin.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani po shprehet e bindur se nuk ka asnjë tendencë dhe qëllim për të dëmtuar relacionet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E pyetur në lidhje me deklarimet e të dërguarit të posaçëm, Richard Grenell se tarifa duhet të hiqet pa kushte, ajo tha se do të dalin me një qëndrim pas takimit që do ta zhvillojnë sot me kryeministrin Albin Kurti.

"Ne sot do të kemi takime me kryeministrin dhe do të dalim me një qëndrim. Sa i përket vlerësimeve se dikush po tenton të rrezikoje marrëdhëniet me SHBA-në, dua të them që në asnjë moment nuk kam parë ndonjë tendencë apo qëllim që të dëmtojë relacionet me SHBA-të. Në fakt unë shoh një bashkërendim... për temat e një rëndësie të til lë, dakordimet gjinden duke punuar në mirëbesim. Nuk ka asnjë nevojë për akuza nëpërmjet mediave", ka shtuar ajo.

Osmani tha se për temat e rëndësisë të tillë duhet të ketë dakordime, vendime të tilla janë të ekzekutivit.

Ajo u zotua se koalicioni është duke ecur mirë, por me disa dallime të vogla.

 


MË SHUME NGA Lajme