Osmani e bindur që do të tejkalohen dallimet LDK-VV për tarifën
BKT
Lajme

Osmani e bindur që do të tejkalohen dallimet LDK-VV për tarifën

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani zotohet se koalicioni mes partisë nga vjen ajo dhe Lëvizjes Vetëvendosje, po ecën mirë, por me disa dallime. Për çka ajo konsideron se ata që ata synojnë “shkatërrimin”, nuk do të arrijnë.

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, Vjosa Osmani foli për propozimin e kryeministrit Albin Kurti për heqjen e tarifës.

Ajo tha se nuk ka rrezikshmëri dhe tendenca për prishjen e relacioneve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Osmani u zotua se koalicioni është duke ecur mirë, megjithatë pohoi se me disa dallime.

E pyetur se a ka punuar Kurti në pajtueshmëri me politikat e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Osmani tha se propozimet e Qeverisë për tarifën do të diskutohen edhe më tej.

“Vendimet merren në Qeverinë e Kosovës. Dua të them që temat që janë të rëndësisë së tillë që është çështja e tarifës duhet që gjithnjë të ketë konsultime, gjithnjë të ketë darkodime. Ai vendim është ekzekutiv i Qeverisë së Kosovës, nuk është vendim i kuvendit. Në kuvend debatojmë, siç do të bëjmë edhe të hënën. Mirëpo është vendim është ekskluzivisht i Qeverisë te Kosovës.. sa e kam kuptuar unë ka propozim, do të diskutohet edhe më tej dhe ne momentin që ka dakordim të plotë, atëherë jam e bindur që dallimet tejkalohen pa asnjë problem siç janë tejkaluar të gjitha dallimet e tjera”, ka deklaruar Osmani.

Sa i përket paralajmërimeve të AAK-së se do të ketë protesta pas heqjes së taksës, kryeparlamentarja Vjosa Osmani tha se është e drejtë kushtetuese, megjithatë sipas saj, nuk duhet të keq shfrytëzohet për organizime, një vendim që është në interes të vendit.

Sipas saj, këtë të hënë me datën 2 mars, do të ketë seancë të jashtëzakonshme të kërkuar nga 41 deputetët për tarifën, pastaj do të ketë seancë me datën 5 mars, për të shënuar Epopenë e UÇK-së dhe po ashtu me datën 9 mars, meqë data 8 mars është e diele, do ta ketë një seancë për ditën ndërkombëtare të gruas, ku do të jetë seancë tematike që do t’i kushtohet në tërësi sensibilizimit të grave të dhunuara gjatë luftës”, ka deklaruar Osmani.

 


MË SHUME NGA Lajme